Nga Skënder Sadri KAPITI
Elita e re politike e Partisë Demokratike, ku si më meritorët e më të njohurit publikisht dhe më të mbështeturit dhe më të besueshmit ndërkombëtarisht janë ishKryetari Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi dhe të tjerë , ata duhet të kenë parasysh që: elita e vjetër politike,aktorët kryesorë të saj janë mëkatarë publik e kombëtarë të mëdhej të cilët kanë dështuar.
Ata janë aktorët dhe fajtorët e gjëndjes ku ka rënë dhe ku mbeti shteti dhe shoqëria shqiptare gjatë këtyre 30 viteve tranzicion.
Duhet që kjo elitë e re politike të mos ketë asnjë marrëveshje dhe asnjë kompromis me ata që Basha i ka etiketuar me të drejtë si “Trekëndëshi i Bermudës”.
Elita e re politike e Partisë Demokratike duhet të aktivizohet në maksimum për të ngjallur besim e shpresë për ndryshimin e Shqipërisë sepse elita e re politike e PD-së nuk ka mbi kurriz dhe nuk është e shtërnguar e as e ngarkuar nga zullumet dhe as nga mëkatet as të së shkuarës dhe as të së tashmes korruptive të jo vetëm elitës së vjetër të PD-së me Berishën por të gjithë elitën e vjetër politike shqiptare e cila është zhytur në llum korrupsioni, tradhtie, hajnije e papëgjegjshmërie.
Elita e re politike e PD-së nuk ka pse të afrohet e të bashkëpunojë as me elementë vetmitarë, parazitarë e servilë të këtij tranzicioni si Duka, Shehu, Spahiu , Gjuzi, Ndoka, Mediu e të tjerë të cilët kanë vetëm vulë partie dhe as antarë e as simpatizanë.
Nëse elita e re politike bën gabimin e madh, atë të bashkëpunimit me ata të cilët publiku nuk i do por I urren atëhere kjo do t’i shërbente vetëm zgjatjes së pushtetit të Edi Ramës.
Elita e re politike duhet të vazhdojë me atë që nisi Basha, ajo nuk duhet të bashkëpunojë me individë të shpallur “non grata” nga SHBA, nga aleati jetik i shqiptarëve,dhe as me elementë e individë ishshërbëtorë e ishspiunë të regjimit komunist, të cilët janë të lidhur ndër vete me njëmijë e një fije krimi, hajnije, korrupsioni, mashtrimi, keqbërje e tradhtie publike.
Elita e re politike e Partisë Demokratike duhet të vazhdojë që të përballojë e të sfidojë të gjitha presionet e marifetet mashtruese, intriguese e shpifëse mediatike të elitës së vjetër politike të PS, PD, LSI dhe të të tjerëve të cilet vetëm sa po mashtrojnë e gënjejnë publikun.
Elita e re politike ka përballë jo vetëm politikën e vjetër, por ka përballë edhe median e pështirë, të kapur e të korruptuar prej saj , saqë partitë politike si Partia anti-PS e rilindjes së Ramës, ajo anti-PD e foltores së Berishës dhe ajo e ashtuquajtura si Partia e Lirisë së Ilir Metës janë më së shumti si parti antipublike,antidemokratike dhe mashtruese dhe si parti të mediave e të televizioneve në Shqipëri që helmojnë opinionin.
Elita e re politike e Partisë Demokratike ka si mision dëbimin nga pushteti të regjimit të Edi Ramës, të cilin fatkeqësisht po e mbajnë patericat Meta e Berisha. Pra kundër elitës se re të Partisë Demoratike është e gjithë elita e vjetër politike shqiptare.Këtë duhet ta dije e ta mësojë mire dhe të mos e harrojë publiku shqiptar, dhe të mbështesë ndryshimin që do e sjellë elita e re politike e Partisë Demokratike.
Berisha dhe foltorja, Rama e rilindja bashkë me lsi-stët thonë se po bejnë revolucion, por në fakt ata janë regresi dhe kunder- evolucioni, jane reaksionarët kundër të resë e ndryshimit, janë prokorrupsioni, proantiamerikanizmi, janë dhe antiintegrimi, janë sidomos dhe kundër elitës se re politike të PD-së dhe kundër Bashës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Zv.Kryeministri i Parë Mexhiti takoi Komunitetin Shqiptar të Selanikut
- Starlink’u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
- Kapen 75 mijë mjete piroteknike në Tetovë, arrestohen 2 persona nga Sellca dhe 3 nga Tetova (VIDEO)
- VLEN: BDI-ja e Aliut që ofendonte 700 mijë nëna shqiptare po lufton për barazi gjinore!
- Kompania Tik-tok i përgjigjet kryeministrit Rama për mbylljen e platformës!
- Mexhiti takon kampionin botëror në vallëzim modern, Andi Ismaili
- Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri shkakton jehonë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë
- Fjolla Ibraimi i bashkohet LD-së së Izet Mexhitit
- ASH-ja drejt ribashkimit, ja kush do t’i pajtojë Selën dhe Taravarin?
- Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim