Beyonce i është kundër përgjigjur grupit “Right Said Fred” ku ka thënë se ajo ka kërkuar lejen dhe janë paguar për “kolonën zanore” të muzikës së tyre – pasi që bendi thanë që këngëtarja “arrogante” e kanë vjedhur këngën e tyre
Beyonce i është kundërpërgjigjur grupin Right Said Fred duke këmbëngulur që ajo jo vetëm që ka kërkuar partiturat e muzikës së tyre por ajo edhe i ka paguar ata për këtë gjë.
Në fillim të kësaj jave, pop bendi anglez – i formuar nga vëllezërit Fred dhe Richard Fairbrass – kanë thënë që këngëtarja amerikane ia ka vjedhur atyre partiturën e këngës së tyre hit të vitit 1991 “I’m Too Sexy”, për hitin e saj të ri “Alien Superstar”.
Por, në një deklaratë të dhënë për MailOnline të premten, ekipi i Beyonce i ka quajtur këto pretendime “të gabuara, jashtëzakonisht nënçmuese dhe të rreme”.
Ata kanë këmbëngulur që leja është marrë nga producentët Right Said Fred dhe thanë që yjet “janë cituar si ko-autor” në këngën e re të Beyonce.
“Komentet e bëra nga Right Said Fred që Beyonce e ka përdorur këngën ‘I’m Too Sexy’ për hitin ‘Alien Superstar’, pa leje janë të gabuara dhe jashtëzakonisht nënçmuese”, thuhet në këtë deklaratë.
“Lejo jo vetëm që është marrë për t’u përdorur, por ata publikisht shprehen mirënjohjen e tyre që ajo është në album. Për këngën e tyre, nuk është përdorur asnjë zë, është përdorur vetëm partitura e kompozimit”.
“Leja është kërkuar nga autori më 11 maj 2022 dhe autori e ka aprovuar lejen më 15 qershor 2022. Ata janë paguar për përdorimin e saj në gusht të vitit 2022. Për me tepër, përqindja e të drejtave të autorit për Right Said Fred është bërë në përputhje në përdorimin e partiturës së kompozuar të këngës “I’m Too Sexy”.