Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim në selinë blu me drejtuesit e grupeve te punës me në fokus Primaret dhe zgjedhjet lokale.
Për grupet e punës të cilët drejtojnë dhe ndjekin aksionin politik të Partisë Demokratike, Berisha ka dhënë disa porosi mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja. Gjithashtu në mbledhje është analizuar situata në terren.
Teksa në njërin krah, kryedemokrati Sali Berisha ishte mbledhur me drejtuesit politikë të qarqeve dhe në krahun tjetër ishin mbledhur Enkelejd Alibeaj dhe ajo pjesë e PD-së që është në mbështetje të tij. Deri më tani ka pasur sinjlae pozitive për një ribashkim të PD.
Të martën pritet të mbahet edhe një takim mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës ndërsa të dyja palët në parim shprehen se janë deri në fund për gjetjen e një rruge për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e kësaj pranvere.