Bayerni theu rekordin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, pas fitores ndaj Viktoria Plzenit

Bayern Munichi vendosi një rekord të ri në Ligën e Kampionëve, pas fitores që shënoi sonte 5:0 ndaj Viktoria Plzenit.

Pas kësaj fitore, skuadra nga “Allianz Arena” nuk njeh humbje që 31 ndeshje radhazi në fazën e grupeve të kësaj gare – me bilanc prej 28 fitoreve dhe tri barazimeve, shkruan Gazeta Express.

Humbja e fundit e Bayernit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ishte më 27 shtator 2017, kur ishte mposhtur nga Paris Saint-Germaini me rezultatin 3:0.
Rekordi më herët mbahej nga Real Madridi, që kishte regjistruar 30 ndeshje radhazi pa humbje në fazën e grupeve.

Ndryshe, kampionët gjermanë ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve do ta zhvillojnë më 12 tetor, në udhëtim te Viktoria Plzeni.