Barack Obama po planifikon ta blejë klubin e njohur sportiv

Barack Obama njihet si një pasionant i madh i sportit, posaçërisht i basketbollit.

Dhe, ish-presidenti amerikan ka mundësi të futet edhe vetë në botën e basketbollit.

Sipas mediave amerikane, Obama dhe një grup investitorësh, ku ai bën pjesë, mund ta blejë klubin e basketbollit amerikan, Phoenix Suns

Revista amerikane “Forbes” shkruan se Obama me shokë i kanë vënë në dispozicion 2.5 deri në 4 miliardë dollarë për ta blerë klubin e NBA-së.

Sidoqoftë, edhe nëse i blejnë vetëm 40 për qind të aksioneve, ata do të bëhen pronarë të rinj dhe vendimmarrës.

Me këtë rast, Obama, i cili është parë disa herë duke luajtur edhe vetë basketboll, do të bëhej lideri i ri i klubit Phoenix Suns.