“Ballisti” në përkrahje të Kosovës: Do e ndjek në të gjitha ndeshjet, do të strukem te bastioni i patriotizmit shqiptar

Këtë të diel u bë tërheqja e shortit për grupet e fazës kualifikuese për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani.

Kombëtarja e Kosovës u shortua në Grupin I, bashkë me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Pas shortit, një përkrahje për “Dardanët” erdhi nga Ismail Morina, i njohur si “Ballisti”.

Morina, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, bëri të ditur se do ta ndjek Kosovën në të gjitha ndeshjet.
“Ballisti” gjithashtu shkroi se ai do të “struket te bastioni i patriotizmit shqiptar, që quhet Kosovë”.

Postimi i plotë nga Morina (pa ndërhryje):

“Do e ndjek Kosovën në gjitha ndeshjet sepse ka nëvojë më shumë për skena ndërkombtare dhe absolutisht meriton më shumë.

Përderisa Tirana ta ketë mish e koc me Beogradin dhe Athinën unë do strukem te bastioni i patriozmit shqiptar që quhet Kosovë me kryeqytet Prishtinën”.