Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka reaguar lidhur me marrëveshjen e firmosur ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta.
Balla ka publikuar një video në facebook, ku shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha teksa i thotë Metës se për 700 mijë euro dhe dorëheqjen, duke iu referuar një video-përgjimi, ndërsa Meta asokohe kryetar Parlamenti i thotë se dorëheqjen e dha prej Shkëlzenit, sepse Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit.
E teksa ka ironizuar marrëveshjen, Balla i uron të përputhen Berishën dhe Metën, pasi sipas tij janë ndarë e bashkuar shumë herë.
“Ai momenti tek Perputhen kur dy konkurentët ia nxjerrin njëri-tjetrit të palarat në shesh, edhe pasi janë bashkuar, ndarë, bashkuar shumë herë😂😂😂 Urojmë të përputhen”, shkruan Balla.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, mes PD-së dhe PL-së, u nënshkruan një marrëveshje me 6 pika, thelbi i së cilës është dalja me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore më 14 maj.