Arsenali fiton thellë ndaj Nottingham Forestit

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të thellë në shtëpi ndaj Nottingham Forestit, në kuadër të javës së14-të në Premierligë.

Gabriel Martinelli i kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i zjarrtë për “Topçinjtë”, të cilët shënuan tre gola për tetë minuta.
Nelson (49’, 52’) dhe Partey (57’) shënuan fillimisht për 4:0.

Epilogun e këtij takimi e vulosi Martin Odegaard në minutën e 78-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Arsenali prin në Premierligë me 31 pikë, dy më shumë se Manchester City që gjendet një pozitë më poshtë.

Në anën tjetër, Nottingham Forest mbetet i fundit me vetëm nëntë pikë.