Alves rrëfen përvojën e tij si tifoz i “infiltruar” në “El Clasico”: Isha i rrethuar keq, por u mbajta si kampion
Dani Alves ndau në llogarinë e tij në “Instagram” përvojën e tij të veçantë të të përjetuar të “El Clasicos” së fundit.
Ky derbi u zhvillua të dielën në “Santiago Bernabeu”, aty ku Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultatin 3:1.
Alves këtë ndeshje e ndoqi nga stadiumi, si një person i infiltruar.
“Gjithmonë duhet të kesh shumë personalitet për të përjetuar gjëra që njeriu nuk i ka përjetuar kurrë. E kam jetuar ‘El Clasicon’ sot ndryshe, me ndjesi të ndryshme dhe me një dëshirë të jashtëzakonshme për të qenë brenda. Sa keq isha i rrethuar, por duke u mbajtur si kampion. Fatkeqësisht për ‘cules’ nuk ishte rezultati i pritur, por të jesh tifoz i një ekipi do të thotë ta duash atë kur gjërat nuk shkojnë mirë, është ta mbështesësh atë kur dita nuk është më e mira dhe gjithashtu është të mos ndalosh kurrë së dashuruari pavarësisht se çfarë ndodhë”, shkroi ish-futbollisti i Barçës.