5 njerëz të familjes i humbi për një vit, rrëfimi i dhimbshëm i këngëtares kosovare

Në rubrikën “Prej zemrës” të emisionit “Kendiv” në T7, kësaj radhe e ftuar ishte këngëtarja e njohur, Elida Kryeziu – Hoti. Ajo ndau për publikun dy momentet më të lumtura të jetës dhe dy më të vështirat.

Mes lotësh, ajo rrëfeu se si për një vit i humbi 5 njerëz të dashur të familjes. “Ishte tepër e vështirë”, tha ajo derisa foli edhe për pengun që ka për babanë e ndjerë i cili i vdiq për shkak koronavirusit.