1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarës që plagosi Vali Corleonen

Gjykata Themelore e Gjilanit e ka shpallur fajtore të akuzuarën A.S., duke e dënuar me 1 mijë euro gjobë, për akuzën se nën ndikimin e substancave narkotike, e kishte plagosur të dëmtuarin Princ Valentino Corleone, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.Aktgjykimin ndaj të akuzuarës S. e shpalli të enjten, kryetari i trupit gjykues Aziz Shaqir, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, e akuzuara A.S, për të tri veprat penale me të cilat e ngarkonte aktakuza, dënohet me një gjobë kumulative në vlerë prej 1 mijë euro, të cilën obligohet ta paguajë në një afat prej 30 ditësh.Në rast se e akuzuara nuk e paguan gjobën, dënimi me gjobë i zëvendësohet në dënim me burgim prej 50 ditësh.