Zhvishet 53 vjeçarja, s’i lënë vend imagjinatës

Helena Christensen (53), i ka lënë shumë pak vend imagjinatës në një fotosesion në të brendshme të tejdukshme, duke bërë kështu një fushatë marketingu tepër seksi

Ajo është njëra prej supermodelëve më të famshme të viteve 90-ta.

Helena Christensen ka treguar se ajo di të jetë ende modele teksa është fytyrë zyrtare e koleksionit te të brendshmeve “Coco de Mer Icons Collection”.

Modelja e pistave të modës, 53 vjeçare është dukur sensacionale në te brendshme seksi teksa ka modeluar në këtë fushatë, e cila ka për qëllim “për të gjurmuar formën dhe fuqinë e femrës dhe tërë lumturinë që ofron ajo”.