Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Ludjan Zaimin, ndërsa presin 10 ditë kohë për qëndrimin e avokatit të tij.
Efektivi i Patrullës së Përgjithshëm Ludjan Zaimi akuzohet për vrasjen e kolegut të tij Çaush Saliasi brenda Komisariatit numër 3 në Tiranë. Po pritet afati 10 ditor me parashtrimet e mbrojtës për ta dërguar dosjen në Gjykatë.