Në një ndeshje miqësore ndërmjet Argjentinës dhe Hondurasit e cila ka përfunduar me rezultatin 3-0 për bardhekaltrit. Golat u shënnuan nga Lautaro Martinez dhe Lionel Messi me dy golëshin e tij.
Por një episode ndodhi gjatë pjesës së parë, kur lojtari i Hondurasit përdro fizikun e tij për t’u përplasur me Messin, ku ky i fundit mbeti i dëmtuar nga përplasja pasi ishte shumë e fortë. Kur Messi bie në tokë, shihet sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez që vrapon drejt kundërshtarit dhe më pas shihen edhe të tjerët që rrethojnë atë që përplasi Messin, pasi ishte një ndërhyrje e ashpër.
Lojtarët argjentinas i dalin për zot Messit duke e mbrojtur liderin e tyre nga çdo rrethanë. Kjo video është bërë menjëherë virale pasi tregohet mjaft qartë respekti dhe dashuria që kanë të gjithë për shokun e tyre të ekipit, Messi./ h.ll/abcnews.al
You don’t mess with Lionel Messi with Argentina. Rodrigo De Paul and the team on the scene.pic.twitter.com/cnmJ0z0hdW
— Roy Nemer (@RoyNemer) September 24, 2022