Vdekja e turistes angleze në Sarandë, Gjykata liron përgjegjësin e ekspeditës

Gjykata ka liruar nga burgu Saimir Kushova, i cili u akuzua se punësoi në mënyrë të paligjshme në grupin e tij të ekspeditës, 29-vjeçaren britanike Rebecca Gannon që u mbyt në ujërat e Sarandës disa ditë më parë.

Ndaj tij Gjykata ka vendosur ndjekje në gjendje të lirë nëpërmjet garancisë pasurore prej 1.5 milion lekë të reja.

Rebecca Gannon, 29 vjeç, ishte me të dashurin e saj kur u gjend në vështirësi gjatë zhytjes nën ujë të hënën pasdite me një grup prej shtatë zhytësish të tjerë. Instruktori Saimir Kushova, 45 vjeç, u hodh në ujë për ta shpëtuar pasi vuri re se ishte në vështirësi dhe arriti ta nxirrte në sipërfaqe.

“Duhet të kemi qenë gjithsej 12 persona dhe gjithsej 3 instruktorë një prej të cilëve fliste shumë mirë anglisht dhe quhej Gerta Brozi. Ajo kontrolloi pajisjet por nuk u kushtoi shumë vëmendje. E di që kishte një problem me rregullatorin e oksigjenit të Rebecca-s, por Gerta tha se e kishte zgjidhur.