U martuan pas dy dekadash, nuk do ta besoni se sa faqe ishte fjalimi i Ben Affleck për JLo

Pak javë më parë, çifti i famshëm Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të mbajtur në Georgia, SHBA. Aktori bëri një fjalim për partneren e tij, me të cilën u ribashkua pas afro 20 vitesh, por së fundmi, Kevin Smith ka ndarë më shumë detaje për këtë.

Ai tregoi se aktori shkroi një fjalim 12 faqe për këngëtaren, të cilën e lexoi në ditën e tyre të madhe. “Ai është një nga shkrimtarët e mi të preferuar në planet. Ai i shkroi zotimet e tij – ata [të dy] i shkruan zotimet e tyre, por ai shkroi një fjalim të gjatë që ia lexoi asaj në dasmë, i cili ishte befasues,” tha Smith.

Lexo Edhe:
Jennifer Lopez Reveals Photos from Georgia Ceremony with Ben Affleck
“Ishte e mrekullueshme. Shumë frymëzuese. Jam i lumtur për ta.”, shtoi ai. “Ishte një fund i vërtetë përrallor. Dhe ajo ka shije të patëmetë, i gjithë vendi dukej i mahnitshëm. Ajo dukej fantastike. Të gjithë dukeshin fantastikë.”, tha mes të tjerash Smith për çiftin e sapomartuar.