Bota e boksit është e shqetësuar për Mike Tysonin.
Legjenda e boksit po vuan nga një sëmundje, e cila po ia pamundëson edhe ecjen pa asistencë.
Lexo Edhe:
Por, duket se kjo nuk është e tëra.
Kjo pasi 56 vjeçari zbulon se kohë pas kohe po ka probleme edhe për të komunikuar.
“Ndonjëherë, s’po mund as të flas. Po kam dhimbje të mëdha. Por, falë Zotit, kjo është sëmundja e vetme nga e cila po vuaj. Çdonjëri në shtëpinë time është i bekuar dhe të gjithë jemi mirënjohës për ato që i kemi”, u shpreh fillimisht Tyson për “Newsmaxx TV”, përcjell “Gazeta Express”.
Në muajin gusht, ish-boksieri amerikan u pa në karrocë dhe kjo foto bëri bujë.
Ai kishte zbuluar më pas se detyrohej kohë pas kohe të përfundonte në karrige me rrota si ndihmë për shkak të sëmundjes së nervit shiatik.
Amerikani ka dhimbje të vazhdueshme në nervin shiatik.
Pjesa e pasme e Tysonit, veçanërisht, është prekur.
Ai e pati një jetë të shfrenuar dhe në vitin 2013 kishte thënë se është në prag të vdekjes pasi është një alkoolist i keq.
E këtë vit e kishte dhënë një tjetër deklaratë “bombë”, duke thënë se, sa herë që e shikon veten në pasqyrë, sheh shenja të reja dhe e vëren se koha e vdekjes së tij po afrohet çdo ditë e më shumë.
Tyson vitin e kaluar e kishte përshkruar veten si një i varur që po shërohet pasi e kishte ndalur përdorimin e kokainës dhe të alkoolit.
Ai është i vendosur për të ndryshuar gjithçka, krejt jetën e tij.
Në vitin 2020, ai u rikthye në ring për ta zhvilluar një meç ekzibicional me ish-kampionin botëror, Roy Jones Jr.
Edhe pse Tyson e dominoi atë luftë, meçi përfundoi baras për shkak të korrektësisë.
Një tjetër rikthim i legjendës së boksit po spekulohet qe disa muaj se mund të ndodhë.