Tre ndërtime pa leje afër komunës, Bilall Kasami nuk e di cilët janë (VIDEO)

Ndërtimet e egra vazhdojnë edhe në kohën e Bilall Kasamit. Ai gjatë fushatës është betuar se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë ndërtime pa leje, por deri sa ai është krytear afër komunës së Tetovës tre ndërtime kanë probleme me lejet. Siç mëson TS, një ndërtesë afër komunës është 4 kate pa leje, njëra 2 kate pa leje dhe tjejtra ka ngecur në gjysmë pritet që të vazhdojë ndërtimi i kateve ku më pas të ndërtohen katet e më pas të legalizohen me ligjin për legalizim.

E deri sa ata ndërtohen para syve të Bilall Kasamit, kryetari nuk e di se cilët janë ata ndërtesa që nuk kanë leje,

“Nuk e di se cilët janë ato ndërtesa, duhet të vini në komunë dhe të donenconi se për cilët bëhet fjalë” u shpreh Kasami

Nga ana tjetër qytetarët e Tetovës vazhdojnë të dërgojnë fotografi për ndërtimet e egra që ndërtohen në Tetovë ku Kasami nuk merr masa./TS/