Tensione pas ndeshjes Shqipëri-Islandë, futbollistët shqiptarë fishkëllehen nga tifozët

Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli me barazim edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.

“Kuqezinjtë” luajtën baras me Islandën, në ndeshjen e fundit në Grupin 2 të Ligës B.

Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania Stadium” përfundoi me rezultatin 1:1.

Ermir Lenjani (35’) shënoi për Kombëtaren shqiptare, kurse Mikael Anderson shënoi në çastet e fundit të ndeshjes – (90+7’).

E kjo nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve, të cilët u panë shumë të zhgënjyer pas përfundimit të ndeshjes.

Derisa futbollistët e Shqipërisë po shkonin drejt tifozëve, këta të fundit filluan të fishkëllenin ndaj tyre – ka raportuar “Abcnews”.

Ndërsa nga pamjet e publikuara nga “Supersport”, u pa portieri Etrit Berisha duke biseduar me ta – teksa pastaj u afruan edhe futbollistët tjerë.