Spanja është kampione e Evropës në basketboll.
Kombëtarja spanjolle ka shënuar fitore në finalen e madhe të “EuroBasket 2022”, që u zhvillua këtë të diel në “Berlin Arena”.
Spanja në finale mposhti Francën me rezultatin 88:76.
Më meritorët në këtë triumf të spanjollëve ishin Juancho Hernangomez me 27 pikë dhe Lorenzo D’ontez Brown e Willy Hernangomez që shtuan nga 14 pikë secili.
Kurse, te Kombëtarja franceze u dallua Evan Fournier me 23 pikë.
Për Spanjën është kjo hera e katërt që shpallet kampione e Evropës.
Gjermania e fitoi vendin e tretë pasi sot mposhti Poloninë.
Renditja përfundimtare e “EuroBasket 2022” është si më poshtë:
1. Spanja
2. Franca
3. Gjermania
4. Polonia
5. Greqia
6. Sllovenia
7. Finlanda
8. Italia
9. Serbia
10. Turqia
11. Ukraina
12. Kroacia
13. Mali i Zi
14. Belgjika
15. Lituania
16. Republika Çeke
17 Izraeli
18. Bosnja dhe Hercegovina
19. Estonia
20. Bullgaria
21. Gjeorgjia
22. Holanda
23. Hungaria
24. Britania e Madhe
🇪🇸 Otra generación.. mismo resultado: CAMPE🏆NES#EuroBasket x #BringTheNoise pic.twitter.com/UNSXCCAdKc
— #EuroBasket 2022 (@EuroBasket) September 18, 2022