Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, ka reaguar pas vdekjes së oftalmologut Visar Huruglica, raporton Gazeta Express.
Spahiu përmes një shkrimi duke ia bashkangjitur edhe një foto bashkë me Huruglicën tha se është i shokuar me lajmin për vdekjen e mikut të tij, Visar Huruglica.
“Sot, na la më i miri i gjeneratës, takimet e brezit tonë ma nuk do të jenë të njëjta kurrë! Shumë, shumë herët na le! E pabesueshme që po shkruj për ty Viski”, shkroi aktori.