Situatat e krizave kërkojnë angazhim më të madh, më konkret dhe më të realtë të politikanëve e jo vetëm fjalë të kota
Ejup Berisha
A është koha që sot politika apo politikanët të bëjnë më shumë gjëra apo punë të nevojshme, të duhura dhe të domosdoshme për qytetarët, për shoqërinë dhe për shtetin?. Pergjigja e cila duhet të jepet në këtë pyetje shumë të rëndësishme është po dhe atë me PO të madhe. Koha për politikën e për politikanët për të bërë gjëra të nevojshme dhe të duhura gjithmonë është aktuale dhe e domosdoshme. Punët e sodit mos i le për nesër thotë një fjalë popullore në gjuhën shqipe. E politika bashkëkohore e shumicës së shteteve dhe kombeve të botës është dëshmuar më pertace në këtë drejtim apo në aspektin e bërjes së punëve. Ka kohë që shumica e politikanëve bëjnë më shumë fjalë të kota apo akrobacione linguistike sesa që bëjnë vepra konkrete të nevojshme dhe të domosdoshme. Fjalët i ngjallin veprat sepse fjala nuk ka aftësi ti jep shpirt apo ta ngjallë vetveten apo më çartë thënë fjalët e kota i merr era. Sot në politikë ka më shumë fjalë se vepra ndërsa duhet të ndodhë e kundërta apo aq sa ka fjalë më tepër duhet të ketë vepra apo veprime e punë konkrete. Koha për të bërë gjëra të duhura dhe të nevojshme gjithmonë ka qenë e domosdoshme për politikanët dhe për politikën.por me parë ka pasur situata kur ka mundur ti toleroj politikanët që më shumë të flasin sesa që të bëjnë dicka më shumë për qytetarët, per shoqërinë dhe për shtetin, por sot meqë krizat jo vetëm që janë prezente por ato edhe janë thelluar tepër shumë imponohet nevoja e domosdoshme që politikanët ti përvjelin mëngët e këmishave të tyre shumë të shtrenjta e firmato dhe të punojnë më shumë në realizimin e premtimeve të tyre të shumta të cilat ua japin qytetarëve. E sa u përket këtyre të fundit është krijuar një majë e madhe premtimesh të politikanëve të cilat presin angazhimin konkret të tyre për tu realizuar pasiqë në politikë ripërsëris nuk mongojnë fjalët por mungojnë ato që janë të domosdoshme e ato janë punët dhe veprimet konkrete. Nga kjo majë e madhe fjalësh dhe premtomesh si duket kanë filluar të mos shihen mes vete politikanët me qytetarët. Situatat e krizave si kjo e fundit që është e shumë e thellë, e rëndë dhe tepër serioze kërkojnë mobilizim më të madh e të menjëhershëm jo vetëm të politikanëve por edhe të të gjitha profileve të profesioneve të njerëzve në shoqëri dhe në shtet por kushtet për punë dhe veprime të duhura në aspekt të tejkalimit të krizës duhet ti krijojë politika apo më konkretishtë politikanët. Mendoj se ka ardhur koha që politikanët të vetëdijsohen shumë më tepër dhe ta kuptojnë se duhet edhe të flasin por njëkohësishtë edhe të angazhohen praktikisht në realizimin e fjalëve të thëna apo të premtimeve të dhëna. Vetëm me fjalë nuk bëhet asgjë vetëm me to nuk ecet para por ngelet në vend ato që i lëvizin gjërat jo vetëm në politikë por dhe gjetiu janë angazhimet dhe punët konkrete. Prandaj politikan angazhouni dhe punoni më tepër pasiqë qytetarët, shoqërit dhe shtetet kanë nevojë për ju.Bëhuni jo vetëm folës të mire por dëshmohuni edhe si veprimtarë apo realizues të mirë.