Shqipëria e fundit në grup, gazetari sportiv Kuka: Ringritja e kombëtares, e vështirë, kontrata e Rejës përfundon në nëntor
Ndeshjet e fundit zhgënjyese të kombëtares shqiptare, dhe klasifikimi si të fundit në grup kanë treguar një mungesë motivimi nga ana e kombëtares dhe ringritja duket e vështirë. Kjo ishte analiza e gazetarit sportiv Bledar Kuka në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri. Sipas tij, ‘u duk njëfarë dorëzimi i lojëtarëve, jo i lojës, skuadra kishte raste, kishte shpirt dhe zemër por pritej që Shqipëria të luante me më shumë mendje, kjo mungoi’.
Megjithëse detyrat e fundit nuk u përmbushën dhe ndodhi ajo që skuadra doli e fundit në grup, Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në Ligën A për faktin që Rusia është eleminuar për shkak të luftës në Ukrainë.
Përsa i përket trajnerit, dhe një largimi të mundshëm të trajnerit 76 vjecar Edi Reja, gazetari sportive Kuka u shpreh që ‘sipas burimeve nga federata ka një ide që do mund edhe të largohet, kontrata është deri në nëntor, dhe mund të ketë dhe një rishikim të kontratës të tij, pastaj dhe mosha…’
Ndërkohë ka fjalë që mund të ketë ndoshta një trajner të ri të kombëtar, përflitet një trajner kroat me rrënjë italiane.
Sipas gazetarit sportiv Kuka trajnerët dhe lojëtarët e kanë shumë të vështirë që të përsërisin traditën. Viti 2016 u krijuan disa kushte, u krijua një ndienjë patriotike në Beograd, trajneri ishte në një moshë më të re De Biasi , të dy një stil loje me Rejën, kryesisht kombëtarja shqiptare ka zgjedhur të ketë një lojë futbolli sipas taktikave italian. /abcnews.al
*AnashABC Live
Të ngjashme
Dhimbjet janë të dukshme, Ismajli bën me “dhimbje koke” Empolin, ja sa pritet të mungojë
Implanti koklear falas, Manastirliu: 29 fëmijë kanë kryer ndërhyrjen për rikthimin e dëgjimit
Gropa e ujit në mes të autostradës merr “në qafë” shoferin, momenti kur makina “noton” dhe përplaset në Durrës