Zvicra regjistroi fitoren e tretë radhazi dhe e mbylli me fitore edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.
“Helvetikët” mposhten Republikën e Çekisë në ndeshjen e fundit në Grupin 2 të Ligës A.
Remo Freuler (29’) dhe Breel Embolo (30’) shënuan golat e fitores për zviceranët – teksa vlen të theksohet se Xherdan Shaqiri ishte asistues te goli i parë.
Golin e vetëm për çekët e shënoi Patrik Shick (45’).
Zvicra e mbylli këtë sezon si e treta në grup me 9 pikë, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Ligën A edhe për sezonin tjetër.
Çekia, si e fundit në grup me 4 pikë, në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës B.