Roma deklasohet nga Udinese

Roma është njoftuar me humbjen e parë këtë sezon në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho pësoi humbje të thellë në udhëtim te Udinese, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Dacia Arena”, përfundoi me rezultatin 4:0, shkruan Gazet Express.
Destiny Udogie (5’), Lazar Samardzic (56’), Roberto Pereyra (75’) dhe Sandi Lovric (82’), shënuan golat e fitores për vendasit.

Udinese pas kësaj fitore ndodhet në pozitën e katërt me 10 pikë, aq sa ka edhe Roma një pozitë më poshtë.