Robert Berisha i fshin fotot me Laureta Maqedoncin, ajo del krejt nga Instagrami

Moderatori nga Kosova, Robert Berisha, prej kohësh është përfolur në rrjet për marrëdhënien e tij të dashurisë me modelen Laureta Maqedonci.

Ata shfaqeshin kudo së bashku, madje këtë verë patën edhe pushimet e para si çift.

Mirë po së fundmi është vënë re se Roberti i ka fshirë fotot me modelen dhe në profilin e tij ka lënë vetëm fotot e tij apo me vajzën e tij Rene.

Sakaq, edhe modelja duket se ka mbyllur llogarinë e saj në “Instagram” dhe është “zhdukur” prej disa kohësh.

Gjithsesi, me siguri ende nuk dihet asgjë pasi çifti nuk ka dalë me ndonjë deklaratë përfundimtare.