Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka folur për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares.
Nga Tirana, mes lotësh, ajo tha se këto ngjarje nuk duhet të përsëriten më.
“Ju kërkoj ndjesë sepse mund të jem emocionale. Ajo çfarë ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë edhe një herë se sa e rëndësishme është për prindërit që të punojnë me fëmijët që këto ngjarje mos përsëriten më”, tha Rita Ora.
Artistja do të këndojë sonte në ora 20:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Koncerti do të jetë falas për të gjithë ata që duan të shohin e dëgjojnë nga afër. Krah Rita Orës do të performojnë edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë si Ronela Hajati dhe Kida.