Politikani, hajduti, gënjeshtari, krimineli e tradhtari bashkëpunojnë kundër drejtësisë

Nga Skënder Sadri KAPITI
Zakonisht e në tërësi pothuajse të njëjtët individë janë edhe politikanë, edhe hajdutë ,edhe mashtrues dhe madje edhe tradhtarë e kriminelë ose mbrojtës e bashkëortakë me njëri-tjerin.
Prandaj në Shqipëri e Kosovë është shumë i vështirë ndërtimi dhe funksionimi i shtetit ligjor.
Politikani, hajduti, gënjeshtari, krimineli e tradhtari, edhe këta flasin në emër të drejtësisë, mundohen të justifikohen në emër të drejtësisë, japin “leksione” të drejtësisë dhe mundohen të justifikohen e të mbrohen në emër të drejtësisë.
Politikanin, hajdutin, mashtruesin, genjeshtarin dhe tradhtarin i bën bashkë paraja dhe prandaj ata mbrojnë njëri-tjetrin.

Keta janë hipokrite të mëdhej,pasi ata në aleancë dhe në bashkëpunim të ngushtë mes tyre, ata bëjnë padrejtësitë më të mëdha , por që kërkojnë e mbrohen duke mashtruar e gënjyer opinionin se ata kanë të drejtë.
Politikani, hajduti, gënjeshtari, krimineli dhe tradhtari janë tejet djallëzorë dhe duhet guxim dhe vigjilencë intelektuale për të zbuluar e demaskuar djallëzitë e poshtërsitë e tyre.
Politikani, gënjeshtari, hajduti, krimineli e tradhtari përdorin me mjaft finesë sidomos në demokraci edhe talentin e korrupsionit, pra korruptimin dhe manipulimin e opinionit, mediave dhe të institucioneve të shtetit.