Përleshja e tifozëve në “Fadil Vokrri”, Ballkani del me një njoftim të rëndësishëm rreth gjendjes së tyre shëndetësore
Një ngjarje e shëmtuar ndodhi këtë të diel, pak minuta para se të fillonte ndeshja derbi e javës së pestë në Superligë, mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani (pa ndërhyrje):
“Te dashur tifoz,
Ju njoftojmë se pas sulmit te ndodhur para fillimit te ndeshjes nga tifozet nikoqir disa nga tifozet tanë me te zjarrt pesuan lendime serioze ne nje sulm tinzar te provokuar dhe te organizuar nga tifoz te pandergjegjshem.
Pas trajtimit ne emergjencen e QKUK fatmiresisht te gjjthë te lenduarit janë liruar per ne shtepi.
Derbit te Superliges nuk i takojne sjellje te ketilla te shemtuara dhe te rrezikshme per jeten.
Urojme qe raste te tilla mos te perseriten ne ndeshjet e tjera neper Kosove pasi mundet te pesojn edhe me keq ndonje tifoz”.