Lideri i grupit Imagine Dragons, Dan Reynolds, ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij, Aja Volkman, janë ndarë pas më shumë se dhjetë vitesh martesë.
“Me pikëllim them që pas shumë vitesh të bukura bashkë, unë dhe Aja jemi ndarë”, shkroi këngëtari në Twitter të premten. “Të jemi prindër të shkëlqyer për fëmijët tanë është prioriteti ynë numër një. Faleminderit që na keni mbështetur gjithmonë me dashuri dhe kujdes gjatë gjithë këtyre viteve”.
Ish-çifti ka katër fëmijë: vajzën Arrow, 10, vajzat binjake Gia dhe Coco, 5, dhe djalin Valentine, 2 vjeç.
Reynolds dhe Volkman u martuan në vitin 2011.
Në fillim të vitit 2018 ata zbuluan se po planifikonin të divorcoheshin.
“Pas 7 vitesh të bukura së bashku, martesa e Aja dhe imja ka marrë fund”, shkroi rokeri në Twitter për fansat e tij në atë kohë. “Fëmijët tanë vazhdojnë të jenë gjëja më e rëndësishme në jetën tonë dhe ne do të vazhdojmë t’i bashkojmë me gjithë dashurinë tonë.”
Megjithatë, më vonë atë vit, Reynolds zbuloi se ai dhe Volkman nuk i kaluan kurrë procedurat e divorcit, ishin pajtuar dhe madje bashkë-shkruan këngën “Bad Liar” së bashku.