Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski mbajti një ligjëratë në Universitetin e njohur Kolumbia në kuadër të Forumit të Liderëve Botërorë, ku ndër të tjera gjatë diskutimit me studentët foli për procesin e digjitalizimit dhe masat që po merr qeveria në fushën e reformave digjitale.
Kryeministri potencoi se punohet në mënyrë intensive në digjitalizimin e proceseve që është efikase për luftën kundër korrupsionin dhe përmisimin e kualitetit të shërbimit që i ofrojnë institucionet. Gjithashtu, Kryeministri Kovaçevski, nënvizoi se në zbatimin e reformave digjitale është e rëndësishme mbështetje ku si shtet e marrim nga SHBA-të, Zvicra dhe Bashkimi Evropiane.
“Digjitalizimi është fjala kyçe për çdo vend. Kur zbaton digjitalizimin, atëherë zvogëlon kontaktin njerëzor, kur zvogëlohet kontakti njerëzor, korrupsioni reduktohet menjëherë, sepse korrupsioni është prezent në sportele, në nivelet më të ulëta. Prandaj digjitalizimi është kryefjala dhe ne jemi duke i bërë të gjitha strategjitë e nevojshme që çdo Qeveri e ardhshme të vazhdojë procesin e digjitalizimit të institucioneve”, tha Kryeministri Kovaçevski.