Sadio Mane nuk është ai i Liverpoolit te Bayern Munich. Pritshmëritë për senegalezin janë të larta, por trajneri Nagelsmann mendon se i duhet vetëm pak kohë të përshtatet.
Për Dietmar Hamann situata është ndryshe: “Nuk e shoh të lumtur Mane dhe kjo ndikon padyshim në formën e tij në fushë.
Duket i izoluar dhe sipas burimeve që kam, edhe në dhomat e zhveshjes nuk ka gjetur të njëjtën lumturi dhe të njëjtat raporte që kishte kur luante në Liverpool”.
Ish-mesfushori mendon se ka ndikim edhe pozicioni në fushë i Mane: “Në mungesë të një sulmuesi qendror, Nagelsmann po e aktivizon në mes, por aty Mane nuk jep më të mirën e tij.
\Ai është mësuar të vijë nga krahu dhe të shfrytëzojë hapësirat. Nuk është një lojtar që luan me shpinë nga porta dhe me mbrojtësin ngjitur. Ka nevojë për hapësira, që t’i shfrytëzojë më së miri”.