Ndalohet shtetasi rus në kufi, policia ia konfiskon 10 mijë dollarë dhe 2 mijë euro

Një rus është ndaluar për kontroll mbrëmë në pikën kufitare në Kullë. Në një çantë që e kishte në bagazhin e veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 mijë dollarë amerikanë dhe dy mijë euro.

Në raportin e policisë thuhet se paratë u sekuestruan pasi ato i dyshuari nuk i kishte deklaruar të hollat.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme, transmeton KlanKosova.tv.