MPB-ja ka njoftuar se Departamenti për Polici Kriminale-Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe materje të rrezikshme, Njësia Speciale antiterroriste “Tigrat” dhe Policia e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës në orët e mëngjesit kanë zbatuar një aksion të koordinuar në katër lokacione në rajonin e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës ku nga liria janë privuar tre persona.

Aksioni, sic njofton MPB-ja, është realizuar pas një hetimi shumëmujor paralel me Policinë dhe Zyrën kroate për shkatërimin e korrupsionit dhe krimit – USKOK.

Policia, sic njofton KlanM, thotë se një organizatë ndërkombëtare e krimit që përbëhej nga shtetas të RMV-së dhe Kroacisë kanë trafikuar 4.2 kilogram heroin në rajonin e Istrës, Dalmacisë dhe Zagrebit, për cka janë arrestuar disa persona.

Njoftimi I MPB-së thotë se më 23.09.2022 gjatë një aksioni të përbashhkët të policisë kroate dhe të RMV-së gjatë bastisjes së një banese në Zagreb janë konfiskuar 3.9 kg heroin dhe janë privuar nga liria pesë persona, katër shtetas kroat dhe një shtetas I RMV-së nga Sinicani I Tetovës 43-vjecari B.XH. Njoftimet, sic percjell KlanM, thonë se droga përmes kanaleve të ndryshme ilegale nga vendi ynë është transportuar në Kroaci.

”Në aksionin e sotëm është kryer bastisje në shtëpinë e B.XH nga Sinicani I Tetovës, I cili tashmë aështë arrestuar në Kroaci, ku janë gjetur gjësende që lidhen me veprën penale. Bastisje është kryer edhe tek 50-vjecari A.M nga Opaja e Kumanovës, ku janë gjetur sasi të kokainës, paketime me marijuanë, aparate elektronike për përzierjen e drogës, pistoletë, plumba, sasi të konsiderueshme të denarëve e eurove e të ngjashme. Gjatë bastisjes në shtëpinë e 74-vjecarit S.I nga Gostivari, është gjetur një pistoletë “TT” kalibër 7.62 mm me 168 plumna dhe gjësende tjera që lidhen me veprën penale” – deklaroi Suzana Pranjiq – Talevska.

Policia njofton edhe për një bastisje në Sinican të Tetovës në shtëpinë e 63 vjecarit E.N ku sipas zëdhënëses së MPB-së, Suzana Pranjiq, janë gjetur dokumente për transaksione financiare dhe gjësende tjera që ndërlidhen me veprën penale.

MPB-ja njofton se tre personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të dorëzohet kallëzim penal.