Monza ka bërë befasinë e javës së shtatë në Serie A, pasi ka mposhtur Juventusin.
Për skuadrën që u inkuadrua për herë të parë në elitën e futbollit italian, ishte kjo edhe fitorja e parë për këtë sezon.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Brianteo”, ka përfunduar me rezultatin 1:0.
Christian Gytkjaer (74’) shënoi golin e vetëm dhe të fitores për vendasit.
Vlen të theksohet se “Zonja e Vjetër” luajti me një lojtar më pak nga minuta e 40-të, pas përjashtimit me karton të kuq të Angel Di Marias.
Monza pas kësaj fitore ka katër pikë dhe renditet në pozitën e 18-të në tabelë, kurse Juventusi është i teti me 10 pikë.