Mbahet seminari ndërkombëtar i albanologjisë në UT


Për të 16 herë me radhë u mbajt seminari ndërkombëtar i albanologjisë në Universitetin E Tetoves me temë Kultura dhe Globalizimi. Rektori i UT-së tha se ky seminar është shumë e rëndësishme për se do të mbetet edhe në të ardhmen.

Ky është viti i 16 me radhë i albanologjisë në organizim të UT-së dhe falë traditës është bërë një aktivitët i sukseshëm i cili kontribon në avancimin e shkencavë të albanologjisë dhe në përgjithësi të studimeve shkencore, deklaroi Vullnet Ahmeti- rektor i UT-se.

Në këtë seminar ishte edhe Donika Bakiu e cila mori pjese me temën Gjuha Shqipe në Kontekstin Global.

DONIKA BAKIU

“Kumtesa ime quhet gjuha shqipe në kontekstin global, kësaj radhe kam intervistuar disa profesorë, profesor Berton Sulejman, profesor Mustafa Ibrahim, Valter Memishe dhe disa profesorë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit për të treguar për gjuhën shqipe në kontekstin global,”deklaroi Donika Bakiu.

Në seminarin ndërkombëtar të albanologjisë pos temave të ndryshme u promovua edhe vëllimi I 9 i revistes Albanologjia.