Nga Skënder Sadri KAPITI
Ashtu si gjithë opinion publik edhe unë Skënder Sadri KAPITI duke vëzhguar atë se cfarë kishin keqpunuar paraardhësit e z. Kurti dhe znj. Osmani, bëra edhe unë detyrën e kontributin tim: atë të përkrahjes dhe të mbështetjes për të fituar zgjedhjet dhe për të ardhur në pushtet LVV e GUXO.
Mirëpo duke pritur realizimin e ndryshimeve dhe premtimeve tw bwra nga Kurti dhe Osmani rezulton se ato janë shumë larg pritjeve dhe besimit qytetar nw realizimin e tyre.
Dikush mund të thotë se është kohë e shkurtër për ndryshimet e pritura nga Kurti e Osmani, dhe fajin t’ua lëmë të shkuarës dhe të të shkuarve, të paraardhesve të tyre që punuan keq dhe ia lanë Kurtit e Osmanit një barrë të rëndë keqqeverisjeje.
Mirëpo fatkeqësisht te shqiptarët vërehet vetëm krahasimi mes vetes dhe me të shkuarën , gjë e cila nuk mund të justifikojë mosmbajtjen e premtimeve as të LVV e të “GUXO” dhe as shkarkimin e as justifikimin e mosrealizimit tw premtimeve tw tyre.
Kurti si flamurtari i patriotizmit dhe i Bashkimit Kombëtar me të ardhur në pushtet i “harroi” ato dhe po respekton himnin dhe simbolet e Shtetit të Kosovës, pasi u bë kryeministër i saj.
Vjosa dhe Albini premtuan njohje të reja për Kosovën por kanë mbetur me to po aty, me aq njohje sa i gjetën.
Ata premtonin punësim dhe moslargimin e qytetarëve kosovarë për në perendim,por papunësia dhe eksodi vazhdojnë akoma me po ato ritme.
KURTI dhe OSMANI premtuan liberalizimin e vizave por nuk ndodhi gjë as kjo punë akoma.
Madje mund ta quajmë edhe dështim të KURTIT dhe OSMANIT në rrafshin diplomatik, sepse pavarësisht se situata ndërkombëtare pas pushtimit rus të Ukrainës është shumë në favor të Kosovës për antarësim në NATO, KiE dhe për integrim në struktura ndërkombëtare dhe për liberalizimn e vizave , përsëri asgjë ne këto aspekte, dhe Albini e Vjosa kanë mbetur në stadin e retorikave demokratike e patriotike dhe me luk, dukje e ecejake emocionale vetëm propogandistike.
Asgjë akoma as me premtimin e miratimit të Vetting-ut dhe të ndëshkimit të korrupsioonit e krimit të lartë shtetëror, edhe me këto vazhdohet akoma me stadin e retorikës së premtimeve.
Po kështu opinioni në Kosovë është zhgënjyer edhe me atë të mbushjes së administratës shtetërore me indivdë të paaftë , me militantw dhe me asish me lidhje nepotiko-fisnore, pra ashtu sikurse edhe paraardhësit e tyre. Si “sukses” të KURTI-OSMANIT mund të përmendim kundërshimin e “Open Ballkan”-it, kundër të cilit janë opinioni dhe pothuajse gjithë politika kosovare.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Zv.Kryeministri i Parë Mexhiti takoi Komunitetin Shqiptar të Selanikut
- Starlink’u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
- Kapen 75 mijë mjete piroteknike në Tetovë, arrestohen 2 persona nga Sellca dhe 3 nga Tetova (VIDEO)
- VLEN: BDI-ja e Aliut që ofendonte 700 mijë nëna shqiptare po lufton për barazi gjinore!
- Kompania Tik-tok i përgjigjet kryeministrit Rama për mbylljen e platformës!
- Mexhiti takon kampionin botëror në vallëzim modern, Andi Ismaili
- Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri shkakton jehonë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë
- Fjolla Ibraimi i bashkohet LD-së së Izet Mexhitit
- ASH-ja drejt ribashkimit, ja kush do t’i pajtojë Selën dhe Taravarin?
- Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim