-ads3-

Foshnjat e porsalindura nuk bëhen shumë pis, përveç zonës së fytyrës dhe qafës nga rrjedhja e qumështit si dhe zona e pelenave.

Kështu që banja e plotë e përditshme nuk është me të vërtetë e nevojshme. Pastrimi i fytyrës dhe të ndenjurave një ose dy herë në ditë dhe një larje më e plotë një herë në dy ditë është e mjaftueshme, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.

Disa foshnjave ju pëlqen të jenë të rrethuara nga ujin që në fillim, ndërsa disa të tjera nuk e duan ujin dhe mund të mos iu pëlqejë banja për disa javë.

Për t’i bërë foshnjës banjë së pari duhet të bëni gati çdo gjë që ju nevojitet sepse nuk mund të largoheni pasi ta keni filluar.

Gjithnjë kontrollojeni me bërryl – që të jetë sa temperatura e trupit tuaj para se ta fusni foshnjën në ujë.

Fillimisht hiqni foshnjës pelenën dhe pastrojini zonën e pelenës. Pastaj, zhvisheni, mbështilleni me peshqir dhe pastrojini fytyrën.

Mos harroni, foshnja e sapolindur, ftohet shpejt në banjë, kështu që mbajeni në ujë për një kohë të shkurtër.

Pesë këshilla për banjën:

– Sigurohuni që ta keni çdo gjë që ju nevojitet pranë para se të filloni.

– Përdorni një shtresë që nuk rrëshqet ose një peshqir të vogël në fund të govatës që foshnja të mos rrëshqasë.

– Mbani gati një kanë me ujë të nxehtë për ta shtuar ujin në govatë nëse është i ftohur shumë para se të jeni bërë gati.

– Mbani pranë pelena të thata, peshqir dhe ndërresat, por larg stërkalave të ujit.

– Nëse e lani në vaskë, mos e hiqni tapën deri pasi foshnja të ketë dalë nga banja, sepse gurgullimat e ujit mund ta frikësojnë.