“Ishte spektakolare”, mediat e huaja shkruajnë për performancën e Rita Orës në Shqipëri

Mediat e huaja kanë shkruar për koncertin që mbajti Rita Ora një ditë më parë në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”. Daily Mail shkruan se këngëtarja performoi disa nga hitet e saj, një moment që ajo e cilësoi si të paharrueshëm.

Gjithashtu, media britanike vë theksin te veshja e këngëtares, e cila shfaqej me një body të zi, i krijuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti, i cili ka veshur dhe shumë yje të tjerë me famë botërore si Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross.

Lexo Edhe:
Incredible: Rita Ora put on a show-stopping display as she took to the stage to perform a triumphant free gig in Albania
Në një moment, Rita ka ngritur me krenari flamurin shqiptar në ajër, thuhet në artikull. Këngëtarja e nisi me këngën e vitit 2019 “Ritual” duke interpretuar më pas disa nga hitet më të mëdha, përfshirë “Your Song” dhe “Hot Right Now”.

Ajo është vlerësuar me një çmim prestigjioz nga presidenti, Bajram Begaj. “Krijuesja e “Body On Me’ ka lidhje të ndryshme me Tiranën, të cilën ajo e konsideron si shtëpi së bashku me Prishtinën dhe Londrën, dhe festimi i emërtimit të kryeqytetit si Kryeqyteti Rinor i BE-së është shumë afër zemrës së saj.

Glitzy: On Tuesday, Rita took to the stage in Skederbej Square in Tirana where she performed a 14-song free show in a moment that she described as ‘unforgettable’
Më herët gjatë udhëtimit, Ritës iu dha dekorata Naim Frashëri, një çmim që u jepet shqiptarëve në fushën e shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme.”, thuhet mes të tjerash në artikull duke u ndalur më pas te takimi në Presidencë.

Rita tha për ndjekësit e saj se sa ‘mirënjohëse ishte që ishte në Shqipëri’. Krahas postimit të saj të fundit, ajo shkroi: “Dje zbrita në Shqipëri për një udhëtim që më është aq afër zemrës dhe do të thotë shumë për mua. Tirana feston shpalljen Kryeqytet Rinor i Evropës 2022!