Ejup Berisha
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama duhet dërguar porosi të shkurtë dhe të qartë në gjuhën shqipe e ajo është kjo: Nëse dëshiron që individualisht apo bashkë me familjen e tij të jetë pjesë e grupimit ekonomiko-politik Ballkani i hapur këtë të njëjtët edhe mund të vazhdojnë që ta bëjnë apo këta mund pa asnjë problem që të jenë pjesë e këtij asociacioni i cili për momentin është i pakompletuar dhe përbehet vetëmse nga tre shtete të rajonit dhe atë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, ndërsa pjesë të saj nuk janë Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe së fundmi si duket do të mund të mos jetë edhe Mali i zi. Ajo që gjithashtu duhet bërë te cartë Edi Ramës është se këtij duhet scaruar se në të i njëjti nuk mund ti përfaqsojë më qytetarët e Republikës së Shqipërisë edhe pse ky është Kryeministër i vendit. Pra në këtë asociacion politiko-ekonomik nuk është mire dhe e arsyeshme që të vazhdojë të qëndrojë edhe më tej Republika e Shqipërisë, meqë Ballkani i hapur është një asociacion ekonomik i cili më së shumti po dominohet nga agjendat politike.
Për këtë që e shkrova kamë arsyetimet dhe faktet e mia reale konkrete dhe bindëse. Mendoj se kyqja e Rusisë në Ballkanin e hapur indirekt përmes Serbisë këtë asociacion më shumë e bën politik e shumë më pak po lejon që i njëjti të jetë projekt ekonomik, kështu duke devijuar nga ideja primare e themelimit të tij. Pra aty ku pjesë përbërëse të asociacioneve dhe grupimeve mes shteteve janë Rusia dhe Serbia ato asociacione dhe grupime shtetesh gjithmonë marrin karakter politik. Rusia dhe Serbia kanë qenë gjithmonë shtete të cilat tradicionalisht më shumë përparsi u kanë dhënë aspekteve politike e shume më pak janë përqëndruar në aspektet ekonomike të bashkimit dhe të bashkpunimit. Këto dy shtete edhe luftërat dhe trazirat që i kanë shkaktuar gjat viteve te kaluara si Serbia në ish Jugosllavi gjatë fundviteve 90 dhe Rusia në Ish Bashkimin Sovjetik por edhe këtë luftën e fundit në Ukrainë, ato luftëra kanë qenë dhe janë kryesisht të motivuara nga dëshira për shtrirjen dhe shtimin e dominimit politik sesa për shtimin dhe shtrirjen e bashkpunimit ekonomik. Këtë e vërteton edhe lufta e fundit e shkaktuar nga Rusia në Ukrainë, kjo luftë është fund e kokë e motivuar paraprakisht politikisht si dhe nga motivet ekonomike. Dhe nëse i analizojmë motivet e të njëjtës luftë dominojnë pra më shumë ato politiket edh pse nuk mungojnë edhe ato ekonomiket. Por si pasojë e luftës Ruso-Ukrainase më së shumti e ka psuar jo vetëmse ekonomia Ukrainase por e ka pësuar dhe po e pëson edhe ekonomia e përgjithshme botërore por sipas disa statistikave dhe të dhënave po e pëson keq edhe vet ekonomia e Rusisë. Për tu vertetuar për këtë vlenë të shihen shpenzimet marramrndëse që Rusia i bën vetëmse për një ditë të vetme te luftimeve e lere me të këtyre shumë muajve të luftës të cilat po bëhen më duket se kanë kaluar gatise gjashtë muaj luftimesh të saj në Ukrainë. Pra Edi Ramës duhet bërë të qartë se Ballkani i hapur me një rol dominant të Rusisë përmes Serbisë në të është më shumë asociacion për të futur përcarje dhe për të stimuluar konflikte në rajon sesa për ta promovuar dhe kultivuar bashkpunimin dhe unitetin mes shteteve të rajonit. Rusia përmes Ballkanit të hapur me ndihmën e Serbisë po mundohet dhe po përpiqet që ta shtrijë ndikimin e saj kryesisht politik e jo të kontrbuojë për vendosjen dhe shtimin e bashkpunimit ekonomik sepse kjo e fundit është në stagnim e sipër si në Serbi ashtu edhe në Rusi në këtë të fundit kjo po ndodhë siç thashë si pasojë e luftës së saj në Ukrainë por edhe si pasojë e fushatave të shtuara e të fshehta diplomatiko- politike të ndërmarra nga vet ajo e të cilat kanë për qëllim që ta shtrijnë ndikimin e saj politik në disa shtete të rajonit të Ballkanit, duke mos e anashkaluar këtu as Shqipërinë. Më tej Rusia përmes Serbisë po të mos ishte e bindur se do të dominonte në ndonjë grupim apo asociacion shtetesh në aspekt politik ajo nuk do të pranonte kurrë që Serbia të bëhej pjesë e Ballkanit të hapur. Pastaj Serbia e din që Kosova nuk është dhe nuk don të jetë pjesë e Ballkanit të hapur prandaj këmbekryq është ulur në krye të tavolines udheheqëse të organizimit politiko-ekonomik Ballkani i hapur sepse kësaj nuk ka kush ja prish hesapet dhe rehatinë tani për tani atje. Këtë gjë nuk po e bëjnë as Shqipëria e as Maqedonia e Veriut këto dy shtete krijohet pershtypja se janë vënë në rolin e shërbyesve të plote të Serbisë . Ndersa Edi Rama kryeministri shqiptar gjithashtu po sillet sikurse ka pranuar që ta luaj më shume rolin e zëdhënësit të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic por edhe të Qeverise së Serbise sesa rolin e kryeministrit të cilin ja ka besuar Kuvendi i R së Shqipërisë. Për këtë do të bindeni po i dëgjuat deklaratat që po i jep ai dhe po të shihen sjelljet e tij. Pra Serbia zëdhënës më të mire e më të denjë se Rama nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë apo më konkretisht të dy institucionet më të larta të Serbisë Kabineti i Presidentit dhe Qeveria edhe po ta kërkonin me konkurs një zëdhënës te tillë nuk do të mund ta gjenin kurrë. Edi Rama si duket ka harruar se është Kryeministri i Shqipërisë dhe se ky post e pozicion i tanishëm i tij atë duhet ta bëj partner të barabartë me Presidentin e Serbisë e jo i njëjti ta lakmoj postin e zëdhënësit të institucioneve te Serbise që u përmendën më larte në këtë shkrim. Prandaj Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të sjellin vendim që të tërhiqen nga antarsimi nga ky projekti i dyshimtë dhe kundëthënës Ballkani i hapur dhe ti bashkangjiten projektit serioz dhe shumë ambicioz Procesit të Berlinit pasi në të Rusia përmes Serbisë nuk do të ketë mundësi të sillet si padron i atij organizimi europjan.Kështu edhe rruga e antarsimit të Maqedonisë së veriut dhe e Shqipërisë për në BE do të jetë më e shpejtë dhe më e sigurtë.