Hoxha në turneun tradicional të mundjes në Luboten: Bislimi do të na bëjnë krenar të gjithëve

Zëvendëkryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka qenë pjesmarrës në turneun tradicional të mundjes në Luboten. Hoxha ka ndarë edhe medalje për fituesin e vendit të parë, Shaqir Bislimi.

Ja statusi plotë:
“Kisha nderin të marr pjesë në garat e mundjes tradicionale që sot u mbajtën në fshatin Luboten-Shkup. Falenderoj organizatorët për respektin e treguar duke më mundësuar të ndaj edhe medaljet për kategorinë e tretë të mundësve, ku vendi i parë i takoj djaloshit të ri Shaqir Bislimi nga KM “BESA”, i cili jam i bindur që me talentin që posedon shumë shpejt do na bën krenar gjithë neve”, ka shkruar Hoxha.