Dje u anulua vizita në Gjilan shkaku i protestës, sot Haxhiu e pret në Prishtinë kryetaren e Speciales
Këtë të enjte, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Ky takim vjen vetëm një ditë pas anulimit të vizitës së Trendafilovës në Gjilan, pas paralajmërimit për protestë nga Partia Socialdemokrate bashkë me veteranët e asaj zone, transmeton Klankosova.tv.
Në takimin e sotëm, Haxhiu e Trendafilova diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, rolin e Avokatit të Popullit e bashkëpunimin ndërinstitucional
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Në këtë takim, sipas ministrisë, u diskutua për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, rolin e Avokatit të Popullit e bashkëpunimin ndërinstitucional, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se është ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ajo që ka thënë se duhet një mekanizëm që do ta kontrollojë Gjykatën Speciale, pasi sipas saj, ajo [Gjykata Speciale] s’i raporton askujt teksa pati shtuar se kjo është shqetësuese.
“Nuk ka asnjë gjykatë që funksionin kësisoj, mbajta në paraburgim për një kohë kaq të gjatë është shkelje e konventës ndërkombëtare. Për çështje të tilla, jo gjithçka mund të bëhet publike, por deri më tani nuk kemi pas diçka zyrtarisht me shkrim, pasi është vetëm në fazën e diskutimeve për një mekanizëm”, është shprehur Haxhiu për Klan Kosova.