Këngëtarja e dashur për publikun Rina Balaj kohë më parë ka konfirmuar në T7 ndarjen nga reperi Sin Boy.
Por, e ftuar në Prive dhe e pyetur se nga 1 deri në 10 sa toksik ishin tre muajt e fundit në lidhje, ajo tha 2 mijë.
“Tre muajt e fundit, toksikë 2 mijë”.
Tutje gazetari e pyeti se pse sot Rina është beqare, ajo tha “ndarja”.
E pyetur për arsyen e ndarjes së çiftit, Rina tha se arsye ishte distanca.
“Gjithçka ka ndodh qysh është dashtë me ndodh”, u shpreh më tej këngëtarja e dashur për publikun.