Federer e zbulon talentin e tij edhe në pingpong

Roger Federer së fundmi i dha fund karrierës së lavdishme në tenis.

Njëri prej tenistëve më të mirë në histori i tha “mjaft” sportit të bardhë pasi i fitoi mbi 100 trofe, e mbi të gjitha 20 Grand Slame.

E tashmë ish-tenisti zviceran, në një video të publikuar rishtazi, shihet duke i treguar aftësitë e tij edhe në sportin që është i ngjashëm me tenisin, në pingpong.

Federer e shfaq precizitetin e tij me reketin e “tenisit në miniaturë”, ndërsa komentuesit me shaka kanë pyetur nëse ai po mendon të zhvendoset në sportin e pingpongut, për të dominuar edhe në këtë sport.

Për më tepër, përmes kësaj videoje mund t’i shihni aftësitë e Federerit në sportin e pingpongut.