E hapi me vonesë parashutën, vdes ylli 21-vjeçar i TikTok-ut

Ylli i TikTok-ut, Tanya Pardazi, ka vdekur në një aksident tragjik me parashutë, në moshën 21-vjeçare.

Sipas miqve të ish gjysmëfinalistes së Miss Kanadasë, Pardazi vdiq gjatë kryerjes së aktivitetit në Ontario të Kanadasë më 27 gusht, raportoi The Independent të shtunën.

Sipas një deklarate nga kompania e parashutës, Pardazi e hapi parashutën e saj shumë vonë ndërsa ishte në ajër gjatë kursit të saj të parë solo.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur.

Pardazi, e cila kishte pothuajse 100,000 ndjekës të TikTokut, ka konkurruar më parë në konkursin e bukurisë “Miss Canada”, duke arritur deri në gjysmëfinale, në 2017.

Ajo u regjistrua gjithashtu në Universitetin e Torontos, ku studionte filozofi.