Në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme u mbajt konferenca e 17-të vjetore ndërkombëtare, e bashkëorganizuar nga Kolegji Amerikan i Shkupit dhe UNHCR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me temën PRIORITETET E RIDEFINUARA: REALITETET E REJA PAS KRIZËS UKRAINASE (PRIORITIES REDEFINED: NEW REALITIES AFTER THE UKRAINIAN CRISIS).
Në këtë konferencë mori pjesë dhe mbajti fjalim në njërin nga sesionet e saj edhe dr. Ylber Sela, në cilësinë e studiuesit dhe të bashkautorit të një punimi hulumtues, të përgatitur në bashkëpunim me dr. Marina Andevën nga Universiteti Kolegji Amerikan i Shkupit, me titullin e punës “Gjuhët dhe identitetet në Maqedoninë e Veriut: sfidat ligjore dhe politike në formimin e shtetit” (”Languages and Identities in North Macedonia: Legal and Political Challenges to State Formation“).