Dortmund të sigurt, marrin pikët e para në Ligën e Kampionëve

Borussia Dortmund nuk ka pasur vështirësi për t’i arkëtuar pikët e para në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Kopenhagës. Marco Reus (35), Guerreiro (42) dhe Jude Bellingham (83) ishin golashënuesit për Dortmundin në këtë ndeshjes.

Borussia Dortmund ka arritur të tre pikëshi i parë në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur skuadrën e Kopenhagës me rezultat 3-0.

Deri në minutën e 35-të ndeshja ishte e qetë, e ku pas një veprimi më shumë solo Dortmundin e kalon në epërsi kapiteni legjendar i kësaj skuadre Marco Reus, i cili për golin u shërbye nga Julien Brandt.

Gjatë pjesës së parë, ekipi gjerman vjen edhe të goli i dytë.

Kësaj radhe ishte një aksion shumë mirë i organizuar e ku Giovanni Reyna bën një pasim të Raphael Guerreiro që shënoi golin e dytë në minutën e 42-të.

FC Kopenhaga ishte pranë ngushtimit të epërsisë në minutën e 47-të kur Lukas Larager goditi me kokë topin por ishte portieri i Dortmund që priti këtë goditje jashtëzakonisht të papërshtatshme të tij.

Në minutën e 83-të Dortmund do të vinte të goli i qetësisë të cilin e shënoi Jude Bellingham. Asistues në këtë gol ishte prapë Reyna.

Jansen shënoi një gol për Kopenhagen në minutën e 89-të por ai u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje.

Ky është trepikëshi i parë i Dortmundit kundër Kopenhagen në kuadër të Grupi G të Ligës së Kampionëve. Bashkë me Dortmundin dhe Kopenhagës në këtë grup janë edhe Manchester City dhe Sevilla.