Dita e 11-të e protestave në Iran, 76 viktima deri më tani

Sot është shënuar dita e 11-të e protestave në Iran, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini. Protestat për vdekjen e 22-vjeçares Mahsha Amini vazhdojnë, me gra që presin flokët dhe protestojnë kundër mbajtjes së detyrueshme të hixhabit në Iran.

#Iran: protesters dancing in #Tehran tonight.#مهسا_امینی pic.twitter.com/XfXNICm8aV

— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) September 26, 2022

“Sipas informacioneve nga Human Rights, të paktën 76 persona janë vrarë në protestat në 14 provinca të vendit”, tha OJQ-ja në një deklaratë, duke sqaruar se “gjashtë gra dhe katër fëmijë” ishin në mesin e viktimave.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi kishte kërkuar të shtunën e kaluar nga forcat e sigurisë që të reagojnë “me vendosmëri kundër atyre që dëmtojnë sigurinë dhe paqen e vendit dhe popullit”.

Protestat nisën më 16 shtator, ditën kur vdiq Mahsa Amini, pasi ajo u arrestua më 13 shtator në Teheran