Demokracia apo Rahato-kracia

Ejup Berisha

Francezët thonë se në jetë asnjëher nuk ka para dhe dashuri të bollshme. Në fakt sot nëse ke para të bollshme do të keshë edhe më shumë njerëz që do të duan por kësaj i thonë dashuri me interes apo për para. Gjithashtu sot në shoqërite dhe në shtetet bashkekohore nuk ka demokraci të mirefillte, te zbatueshme e të bollshme. Prandaj në këto kohë nuk janë të pakta apelet dhe kërkesat drejtuar politikanëve që ta instalojne dhe ta lejojne funkcionimin e demokracisë nëpër shtetet dhe shoqërite egzistuese. Kjo ftese atyre u bëhet sepse ka mungesë demokracie gatise në të gjitha shtetet e botës. Prandaj kur politikanëve u bëhet ftesa që ta instalojnë demokracinë në shtetet dhe në shoqeritë si dhe qe të njëjtët ta lejojnë atë në fakt atyre u bëhet thirrje që të vendosin rend dhe rregull në shtetet dhe në shoqeritë egzistuese. Apo ftesa për ta instaluar demokracinë është me qëllim që në qendër të vemendjes të vehet qytetari si pjesë përbërëse e shoqerisë dhe e shtetit e jo që keta te jenë politikanët dhe qe këta të mbajne llogari e të kujdesen vetëmse për të mirën e tyre dhe të rrethit të ngushtë të njerëzve të cilët sillen rreth tyre. Demokracia e favorizon në masë të madhe individin por ky nuk duhet të insiston që përparsi ti jep vetëmse vetvetes së tij por përparsi duhet tu jepet të gjithë individëve.
Thirrja për installimin dhe lejimin e demokracisë duhet të bëhet për qellime humane dhe atë që politikanët të cilët e marrin rolin e qeverisësve në shtet këta duhet të obligohen që ti lënë të qetë dhe të tentojnë që ti bëjnë të lumtur e të gëzuar qytetarët. Apo në fakt atyre u bëhet thirrje që ti kursejnë nga vështërsitë, torturat dhe dhuna ata me të cilët qeverisin pra qytetarët. Në demokraci dhuna dhe diktati duhet të zëvendësohen me butësi, mirësi, me tolerancë e me mirkuptim.Më tej në demokraci nuk duhet të ketë pozicione të gargantuara, privilegje dhe përfitime të paligjshme e të pamerituara apo në fakt në te duhet të eliminohen dallimet mes qytetarëve,apo shkurt e qartë në demokraci duhet të ketë tendenca për barazimin e të gjithë qytetarëve. Në sistemet demokratike duhet të dominon liria por jo vetëmse ai tipi negativ i saj por më shumë duhet të lejohet tipi i lirisë pozitive
Kur flitet për Demokracinë në fakt në të krysisht flitet për qytetarin apo theks i vacante duhet ti vehet bregës dhe kujdesit të politikanëve për të meqë vetëm në demokraci ky është i lire, i pavarur,i plotesuar dhe vetvetja. Kur flasim për lirinë ajo nuk duhet të jetë e plotë e pa kufizime por e njejta duhet të jetë e gargantuar nga kushtetuta dhe ligjet egzistuese pasiqë liria e pakufizuar e individëve mund të jetë rrezik për individët e tjerë. Lidhur me këtë qështje Babi im i ndjerë Isufi shumë shpesh thoshte se liria e tepruar është shumë e rrezikshme dhe e dëmshme për njerëzit dhe për shoqërinë. Në sistemet demokratike nuk duhet të ketë vetvullnet, kokfortsi e as kryeneqsi të politikanëve me bindjen se ja ne jemi politikan dhe ne bëjmë dhe mund të bëjmë
çfar të duam sepse askush nuk mund të na bëjë asgjë pasiqë ne dhe vetëm ne jemi bosët e paprekshëm dhe të pakontestueshëm të politikës. Kjo duhet të bëhet sepse besimin dhe mandatin politikanëve nuk ua falin prindërit e tyre por ata këto i kanë peshqesh nga qytetarët. Pra në demokraci sovraniteti i qytetarit duhet të jetë i njohur, i pranuar i vlersuar, dhe i pakontestueshëm. Në demokraci gjithashtu qytetari duhet të çmohet dhe më shumë të respektohet. Dhe në fund në të qytetari duhet të jetë i lirë, i barabartë, i mbrojtur dhe i sigurtë. Të gjitha këto mund të arrihen dhe sigurohen jo vetëm nëse instalohet sistem i qeverisjes së mirë por edhe kur në të qytetarët në pushtet mund ti sjellin dhe ti mbajnë njerëzit e mirë, të arsimuar, të edukuar dhe të moralshëm. Sundimi i ligjit e jo i individëve është një moment shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për sistemet demokratike. Pra politikanët në një sistem të tillë qeverisin me ndihmën dhe në bazë të regullave të përgjithshme dhe jo të rregullave të personalizuara apo të vullnetit të tyre personal i cili qëndron dhe vepron jashta kushtetutës dhe ligjeve. Me regullat e para duhet të tentohet që të arrihet realizimi i të mirës dhe interesit të përgjithshëm e jo vetëmse i të mirës dhe interesit individual që janë karakteristike dhe reale për sistemet autokratike. Po e bëj thirrjen për instalimin e demokracisë sepse në rajonin e Gadishullit Ballkanik ajo nuk është zbatuar gatise asnjëher si duhet e sa duhet si dhe për faktin se kur ka rritje të varferisë dhe të varshmërisë fenomeni i parë që rrezikohet është pikërisht Demokracia. Ky pra është fenomen qe më së shumti u nevoitet qytetarëve e jo vetëmse politikanëve.