-ads3-

Biznesmeni Xhemali Dauti i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, siguroi qytetarët se nuk do të ketë mungesë të produkteve ushqimore. Dauti madje tha se do të filloj edhe ulja e çmimeve, duke nënvizuar me këtë raste uljen e transportit tej-oqeanik, shkruan Alsat.

“Unë mendoj se nuk do të vijmë në atë situatë, do të ketë mungesë parciale të produkteve. Përkundrazi ka sinjale që çmimi i disa produkteve, siç u përmend çmimi i kofshëve të pulës, ose mishit të pulës që veçmë ka filluar të bie çmimi. Bie në bursë dhe normal që edhe tregtarët këndej adaptojnë çmimin e tregut. Kanë filluar të bien çmimet e transportit tej-oqeanik, një transport që e kemi paguar nga Indonezia deri në Selanik 8 mijë dollarë, tani e paguajmë 4500-5000 dollarë, edhe andej vinë produkte ushqimore. Ka trend të uljes, siç ka trend të derivateve të naftës, ka trend të uljes edhe tek linjat e transportit…Do të ketë stoqe të mjaftueshme, nuk do të ketë mungesë… Te ne problemi që kërkon zgjidhje është çmimi i energjisë elektrike”, tha Xhemali Dauti, biznesmen.